Templates by BIGtheme NET

ARRSH: Akset rrugore në vend që kalohen me zinxhirë

ARRSH-ja ka dhënë infomacion për gjendjen e akseve rrugore në vend për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulta.

ARRSH-ja ka renditur akset rrugore problematike në vend.

Njoftimi:
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.
Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. 
Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto