Templates by BIGtheme NET

Shkupi miraton “Maqedoninë Veriore” me 81 vota pro

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar mes debateve të shumta ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

Ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut u votua me 81 vota. Pro votuan edhe të gjitha partitë shqiptare, edhe ato në opozitë, pas një marrëveshjeje që Zaev arriti me kryetarin e lëvizjes Besa, pak para se të niste votimi në seancë. Pas këtij miratimi rruga e Maqedonisë për në BE është më e sigurt. 

Tani pritetet që marrëveshja e Prespës të miratohet nga parlamenti i Greqisë dhe kryeministri Aleksis Tsipras nuk ka një betejë të lehtë. Kjo pasi një nga aleatët e tij në qeveri, Ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos është kundër paktit që Tsipras arriti me Zaev./ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto