Vendosni fjalën kyçe....

“MEPJ nuk mund të kthehet autoshkollë ku ustai do të mësojë ‘gjeniun’ “, reagon sërish Meta


“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë  ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Kjo është deklarata e fundit e presidentit Ilir Meta në lidhje me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Kreu i Shtetit shprehet më tej se ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme.

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” Rama u shpreh për vendimin e Metës se ai po sillet si kryetari i LSI-së dhe jo si presidenti i vendit. 

“Shkarkimi i Ilir Metës kërkon 2/3 të Kuvendit të Shqipërisë. Ai thotë se mund të bëj ç’të dua. Po ai bën çfarë do duke turpëruar një vend dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditë më të këqija. Nëse Ilir Meta kërkon të drejtojë  opozitën, nëse kërkon ta bëjë Presidencën një çizme rezervë të opozitës të shkuar pambuk. Unë nuk kam ndërmend të futem në një konflikt ndërinstitucional”, u shpreh Rama.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë  ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *