Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një godinë në qendër të Parisit u plagosën rëndë 12 persona. Por 4 prej tyre kanë ndërruar jetë. Makina u shkatërruan dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga shpërthimi në Rue de Trévise në Arrondissemente.
Policia dyshon se shpërthmi u shkaktua nga një rrjedhje gazi që ndodhi në furrën që ndodhej në këtë godinë rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Sipas mediave franceze 2 prej viktimave janë punonjës të shërbimit zjarrëfikës të cilët po luftonin me flakët për shuarjen e tyre. Duke vizituar vendngjarjen, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se situata tani është nën kontroll.