Templates by BIGtheme NET

Haradinaj: Po bëhet një fushatë për të hequr taksën ndaj Serbisë, nuk do ta lejoj

Ramush Haradinaj kryeministri i Kosovës   ka komentuar sërish vendimin e Qeverisë së tij për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Në lidhje me këtë taksë Haradinaj u shpreh se sheh se ka nisur një fushatë për ta dëmtuar vendosjen e taksës. Madje, Haradinaj ka deklaruar se e di edhe prej nga po vjen kjo fushatë.

Por ai ka theksuar më tej se këtë gjë nuk do ta lejojë.  “Pra është një fushatë qysh me tregu se taksa nuk është bash qashtu, u bo për do qëllime tjera. Pra ja ka nis njëfarë fushate, ne dimë prej nga vjen. Çka do që hyn në Kosovë, ne kemi Doganë në krejt vendin, pos nëse e qesin në shpinë e atë s’kemi qysh me ua ndalu… po na e dimë prej nga vjen, çka vjen… nuk hyn mall as i Rusisë, as i dikujt tjetër”, ka thënë Haradinaj.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto