Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama urdhëroi dhunimin e studentëve, Prokuroria të nisë hetimet


Kreu i opozitës -së Lulzim Basha nga selia e PD-së u shpreh se Edi Rama po dhunon studentët duke përdorur  policinë e Safet Gjicit dhe atë që drejton vetë.

Basha shprehet se Prokuroria duhet të nisë hetimet për ata që kanë urdhëruar këtë dhunë.

“Rama ka përdorur policinë e Safet Gjicit dhe atë që drejton vetë për të dhunuar studentët. Madje i kanë dhunuar ata brenda fakulteteve. Deklarata e djeshme e Lleshit është një deklaratë e papërgjegjshme. Këta kanë shkleur ligjin. Përshëndes deklartën e Mynyr Konit ku ka dënuar aktin e pandodhur më parë. Pyes Prokurorinë pse nuk nis hetimet, madje edhe për Skerdi Dakon.

Ne jemi i vetmi vend në Europë ku policia është futur në Universitete dhe ka dhunuar studentët. Këta të fundit do të zhvillonin të drejtën kushtetuese për të studiuar. I bëj thirrje Prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj këtyre ngjarjeve të rënda. Të merret me të marrin që ka urdhëruar dhunimin e studentëve. Ne mbështesim kërkesat e studentëve. Deputetët e opozitës do të mbështesin këtë protestë.  Duhet të themi se mijëra shqiptarë janë të bllokuar në banesat nga dëborë dhe firmat e oligarkëve të Ramës nuk kanë bërë asgjë u shpreh Basha. Të gjitha këto po shtyjnë vendin drejt një konflikti civil.”, u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *