Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton ndaj Newcaste, siguron vendin e katërt


Chelsea shkon në sfidën kundër Arsenal javën e ardhshme me gjashtë pikë avantazh në renditje, duke siguruar vendin e katërt, që sjell edhe kualifikimin në Champions League.

Blutë e Sarrit mundën 2-1 Newcastle gjatë mbrëmjes së të shtunës, ndërsa Topçinjtë u mposhtën minimalisht në derbin kundër West Ham disa orë më parë. Të shtunën e ardhshme, të dy skuadrat përplasen “kokë më kokë” por Chelsea është dukshëm i favorizuar falë diferencës së pikëve.

Pedro arriti të kalonte të tijtë në epërsi duke përfituar nga një pasim i shkëlqyer i David Luiz, por vendasit mundën të barazonin kur Ciaran Clark shënoi me kokë pak para mbylljes së pjesës së parë. Megjithatë Chelsea rigjeti avantazhin, që nuk do të humbte deri në fund, vetëm 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë kur Willian realizoi një perlë, duke vërtetuar pse Barcelona ka filluar të interesohet sërish për të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *