Templates by BIGtheme NET

Iu vodhën armët në Pashaliman, flet ushtaraku roje

Ditën e djeshme u grabit reparti ushtarak në Pashaliman dhe u vodhën armë dhe municione ushtarake. Në lidhje me këtë grabtije ka folur një nga rojet që ndodheshe në repart kur ndodhi ngjarja.  Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë. “Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto