Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi: LSI nuk do të tradhëtojë kurrë interesat e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të partisë u shpreh se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve. Kryemadhi me zë të lartë tha se ‘ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’.

 “Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë.

 Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë.

Arsimi. Kemi dëgjuar për arsimin këtë muaj më shumë se çdo gjë tjetër. Jo vetëm që kemi një premtim qesharak dhe diletant. Nuk duam të ndalem në terma ekonomike se nuk do mbarojmë kurrë. Do u rikthejmë Shqipërisë kontrollit përmes policisë, ju e dini si u vodhën armët nga policia e shtetit. Ne synojmë forcimin e pozitës së grave, të cilat ndihen çdo ditë të dhunuara verbalisht nga qeveria e krimit”, tha Kryemadhi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto