Vendosni fjalën kyçe....

Pas hetimeve, dorëhiqet një nga shefat ekzekutiv të Nissanit


Një nga udhëheqësit ekzekutiv të kompanisë Nissan, Jose Munoz, ka dhënë dorëheqje në vazhdën e krizës së kompanisë pas hetimeve ndaj drejtorit ekzekutiv Carlos Ghosn në lidhje me keqpërdorime financiare. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen pasi ishte mik i ngushtë me Ghosn si dhe një nga shkaktarët e suksesit të bashkëpunimit në mes të Nissan dhe kompanisë franceze Renault.

Munoz e dha dorëheqjen  përmes një postimi në Linkedin.

Dorëheqja e tij vjen pas largimit të Ghosn dhe drejtorit Greg Kelly. Kjo dorëheqje është një goditje më shumë për kompaninë japoneze në kohën kur po përballet me skandale si dhe vështirësi në zgjërimin e brendit në SHBA dhe Kinë.
Ghosn, 64 vjeçar, është mbajtur në paraburgim prej 19 nëntorit për dyshimet se ai nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhurat, duke fshehur rreth 44 milionë dollarë në periudhën kohore 2010-2015.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *