Templates by BIGtheme NET

Rama-Metës: Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm. Rama shprehet se Meta ka marrë peng Kushtetutën. 

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet.”, reagon kryeministri Edi Rama. 

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë  ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Kjo është një pjesë nga deklarata e fundit e presidentit Ilir Meta. 

Kreu i Shtetit shprehet më tej se ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto