Templates by BIGtheme NET

Salah shpëton Liverpool, rikthehet te fitorja pas dy humbjeve

Liverpool është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester City në kampionat dhe Wolves  në FA Cup.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti 1-0 në transfertë ekipin e Brighton, falë një goli me 11-metërsh nga Mohammed Salah.

Këtë takim Xherdan Shaqiri e nisi titullar dhe u zëvendësua nga James Milner në minutën e 72-të.

Me këtë fitore, “The Reds” shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto