Vendosni fjalën kyçe....

Sherri me studentët, Koni: Policët sjellje të papërgjegjshme


Pas përplasjeve ditën e djeshmje të studentëve dhe policisë ka reaguar rektori Mynyr Koni. Ai shprehet se forcat e rendit vepruan në mënyrë të papërgjegjshme. 

Sipas tij studentët kanë të drejtën e tyre legjitime që të protestojnë për të drejtat e tyre.

“Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!”, shprehet Mynyr Koni. 

Përplasja mes policisë dhe studentëve te Fakulteti Ekonomik


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *