Vendosni fjalën kyçe....

“Si gënjeu Rama dje me protestën e studentëve se mësimi po vijonte” (VIDEO)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video nga fakulteti i UBT-së, ku sipas tij nuk ka pasur zhvillim mësimi por debat mes studentëve dhe pedagogëve.

“Dje te gjithe studentet ne debat te nxehte dhe te hapur ne UBT vendosen (1) vijimin e protestes dhe (2) vijimin e bojkotit deri ne plotesimin e kerkesave te studenteve.”, shprehet Berisha. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se mësimi po vijonte nëpër fakultete.

Njoftimi:

Universiteti Bujqesor Tirane pas debatit student – pedagog vendosin:
-ne unison vazhdimin e bojkotit dhe protestes deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.

Te dashur miq, Edi Rama genjeu edhe dje per protesten e djeshme sikur kudo kish vijuar mesimi vec 3 fakulteteve.

Dje te gjithe studentet ne debat te nxehte dhe te hapur ne UBT vendosen (1) vijimin e protestes dhe (2) vijimin e bojkotit deri ne plotesimin e kerkesave te studenteve.

Diskutime te tjera nga studentet:
– Strumbullari i problemit eshte ligji i arsimit te larte;
– Nuk kemi gje kunder pedagogeve, duam mbeshtetjen e pedagogeve ndaj kerkesave tona dhe i mbeshtesim 10-fish;
– z. Kryeminister ben monolog me vete;
– Duam deklarate qe UBT mbeshtet protesten e studenteve
Rektori ju pergjigj: “Senati i UBT (organi me i larte) ka dale me Vendim ku shprehet se UBT mbeshtet protesten e studenteve dhe gjithe problematiken e protestes.” Dhe “Nuk besoj se ka pedagog qe mban mungesa” – kjo e fundit u rrezua pasi disa pedagoge merrnin mungesa ne kundershtim me vendimin e senatit si pasoje e presionit politik apo policor.

Bravo studenteve qe vendosen te perballen me te keqen qe ju merr frymen, te vijojne protesten dhe bojkotin. sb

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *