Templates by BIGtheme NET

Skadimi i kartave të identitetit, zyrat e aplikimit të hapura sot

Për të gjithë ata që iu ka skaduar karta e identitetit zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, deklaron se për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

Sipas këtij institucioni hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë. Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto