Studentë të Fakultetit të Ekonomikut në UT vijojnë qëndresën brenda ambienteve të fakultetit. Ndërkohë porta hyrëse në fakultet është e mbyllur.
Studentë shpjegojnë se policia private ka mbyllur dyert, me pretekstin se sot është e shtunë dhe nuk ka mësim, ndërkohë që shtojnë se të shtunat e tjera porta ka qenë hapur.
Ata shihen të mbuluar me batanije dhe bëjnë thirrje që qëndresa do vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.