Templates by BIGtheme NET

Vizita në Mat, mashtrimi i Manastirliut me 2900 misione shpëtimi  nga 3 mjekë në 10 ditë

Ditën e sotme Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në fshatin Komsi në Mat ku dhe ka propaganduar me cilësinë e shërbimit në Qendrat Shëndsore.

Në postimin e saj në Facebook, Manasterliu mburr me të madhe se kjo qendër në 10 ditë ka zhvilluar 2900 misione shpëtimi.

“2900 misione shpëtimi në vetëm 10 ditë janë tregues i punës së palodhur të bluzave të bardha”- shkruan Manasterliu.

Nga kjo deklaratë e Manasterliut Egla Bardhi, drejtoreshë e gazetës “Shëndet Plus” ka zbuluar mashtrimin e ministers. Sipas Bardhit në Qendrën Shëndetsore Koms janë 6300 banorë dhe ka kondradiktë me shifrën që jep ministria pasi i bie që për 10 ditë të jenë sëmurur gjysma e banorëve të kësaj zone.

Një tjetër mashtrim që ve në dukje Bardhi është edhe mjekët që punojnë në këtë qendër, të cilët janë vetëm 3 të tillë ku njëri prej tyre ka dalë në pension prej 10 vitesh, të cilët për 10 ditë kanë dhënë shërbim mjekësor për 1000 pacientë secili, një shifër e pabesueshme llogaritur edhe nga koha.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto