Vendosni fjalën kyçe....

200 studentë u bashkohen protestuesve te Ekonomiku, detyrojnë policinë t’u hapë dyert


Mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve që janë ngujuar prej disa ditësh brenda fakultetit Ekonomik. Studentët kanë disa ditë që protestojnë brenda fakulteteve kryesore në vend.

Ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre në të kundërt nuk do tërhiqen nga kauza e tyre. Protesta e tyre është shënuar me përplasje të shumta mes studentëve dhe policëve privatë dhe atyre të shtetit të cilët janë rrekur që t’i ndalojnë nga protesta dhe t’i nxjerrin jashtë fakulteteve.

Edhe pse para derës së fakultetit Ekonomik ka pasur shumë policë private dhe atyre të shtetit dhe deri ka qenë e kyçur, ata janë detyruar ta hapin atë duke parë numrin e madh të studentëve.

Studentët që janë brenda fakultetit po zhvillojnë një mbledhje për të përcaktuar së çfarë do bëhet me protestën në ditët në vijim. Që prej së hënës studentët kanë vijuar protestën e tyre, kësaj here jo para kryeministrisë por duke u ngujuar brenda fakulteteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *