Templates by BIGtheme NET

5 të vdekur në aksidente nga stuhitë në SHBA

5 persona kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një stuhi dimërore që ka përfshirë pjesën qendrore të SHBA-së.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë pasojat kaotike të stuhisë. Stuhia mbuloi Kansas-in dhe Misosur-in të premten, me reshje të dendura, që vazhdojnë që prej së shtunës.

Stuhia nuk kurseu as pjesët e shteteve të tjera duke përfshirë Iowa-n, Illinois-in, Indiana-n dhe Ohio-n.

Zonat më të prekura nga stuhia dimërore me reshje e temperatura të ulëta ka prekur sidomos St. Louis-in dhe Missouri-n, kurse Reuters raporton se në këto vende ka rënë më shumë se gjysmë metri dëborë.

Stuhia masive shkaktoi vdekjen e të paktën 5 personave në autostradat dhe rrugët që përshkojnë këto shtete. Shërbimi i Emergjencave Civile e Missouri-t shkroi në një postim në “Twitter”, se ajo iu përgjigj 3,918 thirrjeve për shërbim, 1,790 shoferëve të bllokuar, 878 përplasjeve me makinë dhe 57 plagosjeve.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto