Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Letem të Librazhdit. Mësohet se makina e Ndërmarrjes së Rrugëve, e cila shoqëronte fadromën për hapjen e rrugës, ka rënë në greminë.
Brenda makinës ndodheshin dhe dy punonjës të ndërmarrjes, inxhinieri dhe shoferi.
Për fat të mirë, dy punonjësit kanë shpëtuar për mrekulli dhe është dëmtuar vetëm makina.