Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e biznesmenit në Shkozet, 5 persona shoqërohen në polici


5 persona janë shoqëruar në polici, pas grabitjes së banesës së biznesmenit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë banesës së biznesmenit, i cili është identifikuar si Elton Kelmendi.

Tre persona të maskuar i kanë zënë pritë biznesmenit tek porta e banesës dhe më pas kanë hyrë në ambientet e shtëpisë duke i lidhur familjarët.

Autorët e kishin vënë nën gjurmim Kelmendin, gjatë kohës që kishte dalë për kafe me të birin.

Tre personat, të cilët ishin të veshur me uniforma policore, morën një sasi parash nga biznesmeni dhe më pas i morën dhe djalin me vete për disa kilometra, derisa e kanë lënë të lirë.

Autorët janë larguar më pas në drejtim të paditur dhe arratisja e tyre është bërë më e lehtë dhe për shkak të errësirës. Dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që ka nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.

Kush është biznesmeni i grabitur?

Biznesmeni që ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kaluar në Shkozet është Elton Kelmendi, i cili sipas  të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se që nga viti 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira, si dhe me tregti me pakicë e import-eksport të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *