Një kirurg amerikan në spitalin e Florida-s, preu gabimisht një copë nga veshka e një pacienteje dhe duhet të paguajë një gjobë prej 3,000 dollarësh dhe t’i nënshtrohet një trajnimi shtesë mbi vlerësimin e diagnozave të pacientëve.
Kirurgu nuk e kishte lexuar si duhet shënimin mjekësor përpara operacionit dhe kjo sipas hetuesve ishte shkaku i gabimit.
Ramon Vazquez bëri gabim gjatë një procedure kirurgjikale në Qendrën Rajonale të Mjekësisë Ëellington në prill të vitit 2016. Ai e kreu operacionin duke menduar se bëhej fjalë pë një tumor, duke e ngatërruar.
Kirurgu vuri re një anomali, të cilën ai vetë u diagnostikua me ngut si “sëmundje gjinekologjike, limfomë ose sëmundje tjetër metastatike”, thuhej në një ankesë administrative nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës.
Vazquez vendosi të veprojë mbi tumorin e dyshuar pa e informuar pacientin. Por një patolog në spital më vonë bëri një zbulim tronditës në masën e hequr, pasi në të vërtetë ishte copa e njërës prej veshkave.