Templates by BIGtheme NET

Kriza në kabinet, kryeministri grek kërkon votëbesimin e qeverisë së tij

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka thënë se do të vetëbesohet në parlament, pasi aleati i tij i koalicionit, ish-ministri i Mbrojtjes, Kammenos, u largua nga qeveria, duke krijuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes, dha dorëheqjen në shenjë proteste për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë.

Mbështetja parlamentare greke për emrin kërkohet që kombi i vogël ballkanik të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Parlamenti i Maqedonisë tashmë e ka ratifikuar marrëveshjen me një amendament kushtetues.

“Kam marrë vendimin tim dhe e kam informuar presidentin e parlamentit se do të kalojmë menjëherë në procesin e përshkruar nga kushtetuta për votëbesimin e qeverisë time”, u tha gazetarëve Tsipras.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto