Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj flet për dhunën ndaj studentëve: Policët po bëjnë punën!


Pas ceremonisë së 106-vjetorit të policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u përgjigj lidhur me dhunën e ushtruar ndaj studentëve nga forcat e rendit në ditët e fundit.

Lleshaj tha se policia po bën punën e saj dhe se studentët po bllokojnë universitetin.

 “Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”, deklaroi Lleshaj.

Ministri u pyet më pas nga gazetarët, që të jepte një grup kriminal që kishte goditur. por ai u përgjigj: “Unë nuk godas grupe kriminale, i bën policia e Shtetit”.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, policia ndërhyri në fakultetin Ekonomik duke përdorur forcën kundër studentëve.

Disa video kanë qarkulluar në rrjet, ku policët shihen duke ushtruar dhunë ndaj studentëve dhe duke i tërhequr ata zvarrë për t’i nxjerrë nga fakulteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *