Përfshihet nga zjarri tregu industrial në Durrës. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku disa dyqane në sektorin e bulmetit janë përfshirë nga flakët.
Policia dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk ka të dhëna zyrtare.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi më 24 dhjetor në qytetin e Laçit, ku mori flakë tregu industrial.
Lajmi në përditësim…