Vendosni fjalën kyçe....

Ministri grek i Mbrojtjes jep dorëheqjen


Ministri i Mbrojtjes së Greqisë ka dhënë dorëheqjen. “Reuters” shkruan se shkak për këtë është bërë Marrëveshja për emrin e Maqedonisë.

Panos Kammenos dha dorëheqjen këtë të djelë, në shenjë proteste për marrëveshjen me Maqedoninë, vetëm një muaj para zgjedhjeve kombëtare.

Partia e Kammenos, “Grekët e Pavarur” e ka kundërshtuar gjatë marrëveshjen me Maqedoninë fqinje,  të nënshkruar nga qeveritë e tyre vitin e kaluar.

“Çështja e emrit të Maqedonisë … nuk më lejon të mos sakrifikoj karrigen e ministrit”, tha Kammenos pasi takoi Tsipras të dielën në mëngjes.

Ai tha se do të largohen edhe gjashtë ministra të tjerë nga partia e tij, duke i dhënë kështu fund koalicionit me Tsipras.

 Zgjedhjet parlamentare në Greqi duhet të mbahen deri në tetor. Koalicioni i Tsipras ka 153 vende nga 300, në parlamentin grek.

Kammenos, i cili krijoi një pakt koalicioni me Tsipras në vitin 2015, kurrë nuk e ka fshehur armiqësinë e tij ndaj marrëveshjes me Shkupin, e cila riemëron vendin e vogël ballkanik të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Greqia ka një krahinë të quajtur Maqedoni dhe për një kohë të gjatë ka kërkuar që Shkupi të ndryshojë emrin e vendit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *