Templates by BIGtheme NET

Miratimi i marrëveshjes së emrit, opozita në Maqedoni kërkon zgjedhje të parakohshme

Pas miratimit të marrëveshjes së emrit me Greqinë nga ana e shumicës parlamentare, partia opozitare VMRO-DPMNE ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Deputetët e LSDM-së në pushtet kanë deklaruar se do e shqyrtojnë këtë kërkesë por kanë deklaruar se ajo është bërë për të tërhequr vëmendjen, shkruan Portalb. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, deklaroi:

“Ata këtë kërkesë e bënë vetëm pesë minuta pas votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe këtë e bënë për të ndryshuar temë, pasi tema aktuale nuk iu shkon për shtat. Tema tregon që nëse do të zgjidhësh një problem, ai zgjidhet, nëse do të drejtosh shtetin para, drejtohet. Ne do të shohim dhe shqyrtojmë këtë kërkesë, ka shumë argumente në këtë iniciativë. Ajo që është në ligje ne do ta plotësojmë.” – tha Shekerinska.

Kurse zv.kryeministri Bujar Osmani, bëri të ditur se partia e tij politike, BDI, është e mendimit se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të zhvillohen pasi vendi duhet të fokusohet në anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

“BDI nuk është e mendimit që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Qeveria ka mandat që të zgjidhë çështjet e mëdha dhe të rënda të vendit dhe të garantojë anëtarësim për NATO dhe BE. Kjo është arsyeja që nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe bëmë ndryshimet kushtetuese. Vlerësojmë se tani e gjithë energjia politike duhet të fokusohet në këto dy çështje.” – tha Osmani.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto