Pothuajse gjysma e të gjitha punëve aktuale do të bëhen të vjetëruara në vetëm 15 vjet, sipas njërit prej ekspertëve kryesorë të Kinës për sa i përket inteligjencës artificiale (AI).
Kai-Fu Lee, një shkrimtar, sipërmarrës kapitalist dhe ekzekutiv i teknologjisë, që ka mbi 30 vjet eksperiencë, thotë se bota e punësimit është duke u përballur me një krizë.
Ai ka paralajmëruar punonjësit që të aftësohen sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të jenë të gatshëm për të përballuar sfidën që vjen nga zhvillimi i teknologjisë. Lee gjithashtu paralajmëron se arsimi do të duhet të përshtatet për të përgatitur brezat e rinj për pamjen e re të botës.
“AI” mund të jetë e ardhmja, por nuk mund të bëjë gjithçka, pohon Lee, i cili thotë se disa profesione janë të sigurta dhe nuk do të preken nga revolucioni. Sidomos ato që përfshijnë empatinë ose ndërveprimin mes njerëzish, si terapistët, infermierët, mësuesit ose mjekët.
Profesionet inovative dhe krijuese janë gjithashtu të sigurta. Punët më të rrezikuara në dy dekadat e ardhshme janë role që mund të përmbushen lehtë me teknologjinë robotike, si shitësit online, mbështetja e klientëve, punëtorët e magazinave, arkëtarët, punëtorët e ushqimit të shpejtë dhe larësit e enëve.