Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i studentëve të Juridikut: Të hënën ngujim masiv!


Që prej të enjtes në mëngjes, studentët e juridikut i nisin dhe i ngrysin ditët e dyte në ambientet e këtij fakulteti.

Në një prononcim për Fax News, studentët thanë se nuk kanë patur më incidente me policinë pasi dhe dekani i fakultetit u ka premtuar se nuk do lejojë policinë private të futet brenda fakultetit.

“Mbrëmë ka qenë më e qqetë dhe për këtë falenderoj profesoratin e Fakultetit të Drejtësisë, mnë veçanti dhe dekanin dhe pedagogët të cilët na kanë premtuar se policia private nuk do ndërhyjë për të na dhunuar, apo për të boshatisur fakultetin nga studentët, sidomos pas ngjarjeve të para dy-tre ditëve, ku policia private u fut dhe pati keqtrajtime, dhunë, nbdaj vajzave dhe djemve që qëndronin Brenda këtyre ambienteve.”, tha një nga studentët. Sipas tij, dekani kishte shmangur një incident, mes policisë dhe studentëve.

Sot është dita e fundit që studentët i kanë dhënë afat kryeministrit Edi Rama që të plotësojë kërkesat. Nëse kryeministri nuk përgjigjet, studentët kanë paralajmëruar se të hënën do të ketë një ngujim masiv

“Situata ka qenë shumë e qetë. Policia ka qenë atje, duke na ruajtur, por nuk ka patur asnjë incident.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur që ngujimi të vazhdojë dhe këtë javë që vjen. Ditën e hënë ne kemi ftuar të gjithë studentët e Fakultetit të Drejtësisë, por edhe student të fakulteteve të tjera që dëshirojnë të solidarizohen me ne, të ngujohen në ambientet e këtij fakulteti, për të treguar qëndrueshmërinë, vendosmërinë tonë për ta çuar kauzën deri në fund. Pastaj format e tjera të protestës janë në dorën e vetë studentëve.

Ne kemi bërë një thirrje pas orëve të para të mëngjesit të së premtes, kur u dhunuam nga policia private. Ne u kemi bërë thirrje të gjithë studentëtëve, të të gjitha fakulteteve, që të solidarizohen me ne, për t’u bashkuar e për t’u mbrojtur nga dhuna. Sigurisht ata iu kanë përgjigjur thirrjes sonë dhe kanë ardhur me ne. Jemi bashkë”, tha  studenti i quajtur Marlin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *