Një punonjës i Policisë Kufitare në Sarandë, ka humbur jetën. Lani Goga, 63 vjeç, kishte dalë në det për kontroll dhe ka gjetur vdekjen në rrethana ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Kolegët e Gogës kanë rrëfyer se rreth orës 04:00 të mëngjesit, 63-vjeçari ka thënë se nuk është ndjerë mirë.
Ata kanë kthyer anijen për në Sarandë, për ta çuar kolegun në spital, por atje ai ka mbërritur i pajetë.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 63-vjeçarit, ndërsa pritet të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.