Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e studentëve, Rama: Çfarë do të ndodhë duke filluar nga nesër


Kryeministri Edi Rama ka planifikuar që duke nisur nga e hëna, nëpër sekretariatet e universiteteve të vendosë nga dy përfaqësues të ministrive të Financave dhe Arsimit.
Këta dy përfaqësues sipas Ramës, do të asistojnë studentët.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët, shkruan Rama i cili nuk foli asnjë fjalë për dhunën e policisë ndaj studentëve.

Vetëm pak më herët, një përplasje ka ndodhur sërish sot mes studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe policisë private.

Sipas studentëve, fillimisht policia private nuk ka lejuar futjen e ushqimit në fakultet si dhe nuk u është siguruar një klasë me ngrohje. 

Studentët janë lejuar që në orën 8 të dalin jashtë për t’u ushqyer, por tashmë nuk i lejojnë të hynë më brenda.
Duke qenë se zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, një makinë e OSHEE-së ndodhej brenda territorit të shkollës. Kur makina ka tentuar të dalë jashtë, studentët kanë shfrytëzuar rastin për të hyrë në oborrin e fakultetit të tyre dhe këtu janë përplasur me policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *