Vendosni fjalën kyçe....

“Pse heshtin Shahini e Nikolla për dhunën policore ndaj studentëve?” – Vokshi


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka dënuar me forcë dhunën e policisë ndaj studentëve që janë ngujuar brenda fakulteteve në universitetet e Tiranës.

Ajo u ka drejtuar një pyetje ish-ministres së Arsimit, Nikolla dhe asaj që e zëvendësoi para pak ditësh, Shahini, se pse heshtin për dhunën policore në auditore.

Vokshi shkruan se policia nuk po u lejon studentëve të ngujuar që të fusin brenda ushqim, duke e çuar dhunën në kufijtë e torturës.

“Pse heshtin Shahini dhe Nikolla për dhunën policore? Prej disa ditësh po ushtrohet dhunë brenda ambjenteve të universiteteve ndaj studentëve me urdhër të Ramës.

E pa precedent dhuna policore, në shkelje te Ligjit për Arsimin e Lartë. Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Arsimin dënoj aktin çnjerëzor të policisë për të mos lejuar ushqimin për studentër e ngujuar, akt që shkon në kufinjtë e torturës.

Si mundet dy gra apo nëna të heshtin para kësaj dhune cnjerëzore?” – shkruan Vokshi në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *