Vendosni fjalën kyçe....

Shkresa që po i mban studentët të bllokuar tek Inxhinieria (FOTO)


Studentët në Fakultetin e Inxhinierisë vijojnë ende të ngujuar në auditore. Pas përplasjes së studentëve të këtij fakulteti me policinë bashkiake, një shkresë po qarkullon në rrjet.

Sipas kësaj shkrese, administratorët e këtij fakulteti i kërkojnë policisë që të mos lejojë hyrje-daljet e studentëve nga godina.

 “…disa persona janë grumbulluar në katin e parë, si dhe faktin që në godinë nuk aktivitet mësimor dhe asnjë aktivitet tjetër administrativ apo akademik, ju lutem të merrni masa për respektimin e Kontratës së Shërbimit, për të mos lejuar hyrje-daljet e personave të paautorizuar në ambientet e territorit të godinave dhe ambientet e brendshme të tyre”, thuhet në kërkesën e administratorëve të fakultetit, për policinë private.

Mirëpo kjo shkresa nuk ka as  vulë as protokoll. Në shkresë kjo justifikohet me faktin se punonjësi i protokoll-arshivës nuk ndodhet në detyrë.

Studentët e këtij fakulteti u përplasën sot me policinë private. Sipas studentëve, fillimisht policia private nuk ka lejuar futjen e ushqimit në fakultet si dhe nuk u është siguruar një klasë me ngrohje. 

Studentët janë lejuar që në orën 8 të dalin jashtë për t’u ushqyer, por tashmë nuk i lejojnë të hynë më brenda.
Duke qenë se zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, një makinë e OSHEE-së ndodhej brenda territorit të shkollës. Kur makina ka tentuar të dalë jashtë, studentët kanë shfrytëzuar rastin për të hyrë në oborrin e fakultetit të tyre dhe këtu janë përplasur me policinë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *