Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e inxhinierisë përplasen me policinë private (VIDEO)


Një përplasje ka ndodhur sot mes studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe policisë private.

Sipas studentëve, fillismisht   policia private nuk ka lejuar futjen e ushqimit në fakultet si dhe nuk u është siguruar një klasë me ngrohje.

Studentët janë lejuar që në orën 8 të dalin jashtë për t’u ushqyer, por tashmë nuk i lejojnë të hynë më brenda.

Duke qenë se zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, një makinë e OSHEE-së ndodhej brenda territorit të shkollës.

Kur makina ka tentuar të dalë jashtë, studentët kanë shfrytëzuar rastin për të hyrë në oborrin e fakultetit të tyre dhe këtu janë përplasur me policinë.

“Roja private ka mbyllur dyert e fakultetit dhe nuk na lejojnë të hyjmë brenda. Por ne do të hyjmë dhe të bashkohemi me studentët. Dyert nga mbrapa, roja private i ka gozhduar me dërrasa.”, është shprehur një nga studentët.

Në fund studentët ia kanë dalë të hynë brenda fakultetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *