Prej disa ditësh tashmë, studentët e Juridikut, Ekonomikut dhe Inxhinierisë janë ngujuar nëpër fakultete. Duke nisur nga sot, atyre do t’u bashkohen edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Lajmi është bërë public nga vetë studentët e këtij fakulteti, të cilët shprehen se duke parë situatën do të përshkallëzojnë edhe ata protestën duke u ngujuar nëpër fakultete.
Ngujimi i studentëve të mjekësisë në fakultet do të nisë në orën 18:00, në të njëjtën orë kur nga studentët e ekonomikut pritet të merret vendimi se çfarë do të bëjnë në vazhdimme bojkotin.
“Duke parë zhvillimet dhe ecurinë e protestës në të gjitha fakultetet e vendit, mendojmë të përkrahim atë formë proteste, si e vetmja mënyrë për të na u dëgjuar zëri.
Bojkot i procesit mësimor dhe ngujim në godinën symbol të fakultetit tonë, prej nga ku kemi nisur rrugëtimin tonë. Të djelën në orën 18:00 fillon ngujimi nga disa student, sin ë të gjitha fakultetet e tjera. Nëse nuk e ngremë zërin sot, nesër do të jetë tepër vonë”, thuhet në njoftimin e studentëve të mjekësisë.
Ndërkohë më herët, studentët e Filologjikut deklaruan se do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit, ndërsa i kërkuan mbrojtje Rektoratit.