Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia godet qytetin, banorët bëjnë garën e pazakontë në rrjetet sociale (Fotot)


Banorët e Saratovit, një qytet në Rusinë jugore, po konkurrojnë në rrjetet sociale, se cilët mund të postojnë fotografinë më të frikshme të makinave të bllokuara nga dëbora dhe shtëpive të ngrira me akull, teksa qyteti është goditur nga një stuhi i ftohti dhe akulli që nuk ishte parë prej shumë kohësh.

Këtë javë, qyteti i Saratovit u godit nga një sasi rekord të reshjesh në tre dekada, e kombinuar me temperatura tejet të ulëta që çoi në ngrirjen e akullit në shumë zona.

Shërbimet e qytetit ishin të papërgatitur për të dhe tani po thonë se do të duhen të paktën dy javë për të pastruar të gjithë borën dhe akullin nga çatitë dhe rrugët.

Ndërsa qyteti përpiqet të përballet me situatën me burimet e tij të kufizuara, banorët e Saratovit po gjejnë të paktën një ngushëllim me katastrofën, një mundësi unike për fotografi. Dhjetëra imazhe që tregonin pasojat e motit u shpërndanë në internet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *