Vendosni fjalën kyçe....

Tsipras emëron ministrin e ri të Mbrojtjes, kush do e zëvendësojë Panos Kammenos


Pas dorëheqjes së Panos Kammenos, ministri i ri i Mbrojtjes nëë Greqi do të jetë Evangelos Apostolakis, shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm Kombëtar të Mbrojtjes.

Lajmi është dhënë nga kryeministri, Aleksis Tsipras.

“Udhëheqësi i Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis, do të marrë përsipër detyrën e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, në vend të Panos Kammenou-it”, njoftoi kryeministri grek.

Në deklaratën e tij, pas njoftimit të tërheqjes së Kamennos dhe partisë së tij nga qeveria, Tsipras njoftoi se ai do të zëvendësohet nga Apostolakis, pasi ai nuk dëshiron për asnjë minutë të rrezikojë një “zonë të ndjeshme”, siç e quan ai, atë të Forcave të Armatosura.

“Prothothema” shkruan se në këtë mënyrë Tsipras donte të dërgonte një sinjal të qartë për mbrojtjen e të drejtave sovrane të vendit.

Kush është Ministri i ri i Mbrojtjes?

Admirali Evangelos Apostolakis, u emërua shefi i Shtabit të Përgjithshëm Kombëtar të Mbrojtjes në vitin 2015 dhe në Shtator të vitit 2018 mandati i tij u ripërtëri.

Apostolakis ka lindur në Rethymnon në vitin 1957. Ai nisi Shkollën e Studimeve Detare në vitin 1976 dhe u diplomua në vitin 1980 me gradën “Peiner Winged”.

Ai ndoqi të gjitha shkollat ​​me internshipe dhe është diplomuar në Shkollën e Luftës Detare. Përveç kësaj, ai është diplomuar në Underwater Disaster Management Submarine School (API) and the Advanced Mine Warfare School (Belgjikë) dhe në Amphibious Warfare School (USA).

Gjatë karrierës së tij ai ka shërbyer në njësi të ndryshme të Shtabit të Flotës, në Marinë dhe Rojet Bregdetare (DSA) e një sërë detyrash të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *