Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga i ftohti një i pastrehë, vetëm pak metra larg QSUT-së (VIDEO)


Një i pastrehë ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në kryeqytet si pasojë e të ftohtit. Rasti është denoncuar nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka publikuar edhe një video nga vendngjarja.

Zhupa tregon se 68 vjeçari i pastrehë, Hasan Hykja, ka ndërruar jetë në Tiranë përballë QSUT-së.

Sipas saj, Hykja u nda nga jeta në të ftohtë pasi qendrat sociale nuk e pranonin sepse kishte këmbën e sëmurë diabetike.

“Një tmerr i vërtetë, që nuk duhet ta përjetojë asnjë kafshë e jo më një njeri. Propagandë e bukur në TV me qendra sociale duke kërcyer e dhënë ushqim për festat nga mashtruesi Veliaj ndërkohë që njerëzit që kanë nevojë të strehohen në këto ditë të ftohta dimri vdesin rrugëve.

Del e thotë që i ka marrë masat për të pastrehët në këto ditë dimri. Mashtrime si zakonisht, por këto janë lloji që të merr jetën. Vdekjet në ndërgjegjen e Veliajt nuk janë të pakta, por e gjithë çështja është ka apo jo ndërgjegje ky njeri!!!”, shkruan Zhupa. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *