Vendosni fjalën kyçe....

“Mashtrimi nr.1 i Ramës me Paktin për Universitetin”


Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një reagim në Facebook është shprehur se kryeministri Edi Rama po mashtron studentët me paktin për universitetin. 

Sipas saj rritja e Buxhetit të Arsimit në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto është e pamundur pasi janë rreth 389 milionë Euro që i mungojnë buxhetit të Arsimit në plotësim te Kerkesës Nr. 1 të studentëve.

Reagimi:

MASHTRIMI Nr. 1 I RAMËS ME PAKTIN PËR UNIVERSITETIN Kërkesa 1 e Studentëve: 
Rritja e Buxhetit të Arsimit në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)

Faktet:

– Buxheti 2019 i Parashikuar për Arsimin: 313 mln EURO
– Buxheti në nivelin 5%, kërkuar nga studentët: 702 mln EURO

Janë rreth 389 mln EURO që i mungojnë buxhetit të Arsimit në plotësim te Kerkesës Nr. 1 të studentëve. #NëMbështetjeTëStudentëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *