Templates by BIGtheme NET

11.2 miliardë euro, Gjermania del me tepricë buxhetore për 2018

Gjermania edhe për vitin 2018 ka dalë plus në buxhetin e saj. Në këtë vend nuk flitet për borxh publik por për tepricë buxhetore.

Për vitin 2018 ekonomia gjermane ka dalë me 11.2  miliardë euro suficit buxhetor , sipas të dhënave paraprake të Ministri të Financave të publikuara dje, kjo falë një ekonomie të shëndetshme dhe normave të ulëta të interesit. Këto para do të vendosen në një fond special që përdoret për të paguar ardhjen e refugjatëve në Gjermani. Me suficitin e ri, ku fond pritet të rritet në rreth 35 miliardë euro. Megjithatë ekonomistët thonë se ky mund të jetë viti i fundit që Gjermania arrit suficit buxhetor.

Po kështu në buxhetin e ri të qeverisë u vendos të shpenzohen 38.5 miliardë euro për forcat e saj të armatosura. Kjo mund të tingëllojë si shumë, por ministria e mbrojtjes thotë se ka nevojë për shumë më tepër për të modernizuar forcat luftarake. 

Burimi: DW

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto