Templates by BIGtheme NET

Aksident i rëndë në Konispol, humb jetën 77-vjeçari

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Sarandë-Konispol, ku një furgon ka dalë nga rruga, e për pasojë është plagosur shtetasi H.M.  77 vjeç, babai i drejtuasit të furgonit shtetasit F.M. 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Sarandë

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Sarandë -Konispol automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F.M., 49 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar pasagjeri, shtetasi H.M., 77 vjeç (i ati), i cili pasi është dërguar në spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto