Në sallën e gjyqit në Gjirokastër është ndaluar nga policia prokurori Spartak Çoçolli. Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ky i fundit është me detyrë prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe ai ka kryer veprën penale të korrupsionit. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës 17-vjeçare e cila ishte ishte rrëmbyer, por sipas tyre ai nuk ka bërë asgjë, ndërsa nuk ka kthyer paratë. Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore.
Prokurori është aktualisht në komisariatin e Gjirokastrës, ku po kryhen procedurat dhe verifikimet për një rast hetimi.