Vendosni fjalën kyçe....

Krimet e Rënda: S’kemi kërkuar masë sigurie për Prokurorin e Gjirokastrës


Për ndalimin e Prokurorit Spartak Çoçoli ka reaguar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal dhe nuk ka dhënë asnjë masë sigurimi.

“Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Renda për prokurorin Spartak Çoçoli. Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë. Pra, nuk ka as urdhër ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate për arrestim dhe as arrest flagrance nga policia. Prokuroria për Krime të Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me këtë procedim”-thuhet nga Prokuroria.

Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës 17-vjeçare e cila ishte ishte rrëmbyer, por sipas tyre ai nuk ka bërë asgjë, ndërsa nuk ka kthyer paratë. Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *