Vendosni fjalën kyçe....

Trump dhe Erdogan bisedojnë për një zonë sigurise në Siri


Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan kanë biseduar të hënën për “bashkëpunimin e vazhdueshëm” në Siri përderisa forcat amerikane kanë filluar tërheqjen nga ky konflikt, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se dëshiron të punojë me Turqinë për të adresuar shqetësimet e Ankarasë në Sirinë verilindore.  “Turqia nuk duhet të keqtrajtojë kurdët dhe grupet tjera me të cilët kemi luftuar për të mposhtur Shtetin Islamik”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Dy liderët përmendën idenë e krijimit të një zone të sigurisë, të pastruar nga terrorizmi në veri të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *