Vendosni fjalën kyçe....

A do dekretohet Rama si Ministër i Jashtëm, përgjigjja e Presidentit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ka komentuar për herë të parë propozimin e kryeministrit Rama për ta dekretuar në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët me Jashtë.

I pyetur nga Fevziu nëse do e dekretojë ose jo, Meta është përgjigjur: “më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë”.

Është një lajm i freskët dhe mesa jam në dijeni, pak më parë ka mbërritur apo është protokolluar një propozim i tillë, për të cilin natyrisht që më duhet një kohë e mjaftueshme për t’u këshilluar dhe për të dhënë një vlerësim të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *