Vendosni fjalën kyçe....

“Askush të mos afrohet”, banorët e Bregut të Lumit të vendosur të mos lënë fadromat t’u shembin shtëpitë


Banorët e Bregut të Lumit kanë paralajmëruar protesta masive për sot, ku do të jenë të pranishëm të gjithë banorët e 45 banesave që preken nga zgjatimi i bulevardit.

Në fakt ata protestojnë prej disa javësh por pas një ndërprerjeje disa ditore, i rinisën protestat pas lajmërimit se të hënën do të prishen 7 banesat e para.

“Mos iu afroni shtëpive”, kjo është thirrja e tyre. 

Në protestën e mbrëmjes së kaluar, banorët e kësaj zone u shprehën për mediat se do i mbrojnë banesat e tyre me çdo mjet, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Ata ndezën edhe një zjarr në rrugë.

Më herët banorët kanë refuzuar ofertën e bashkisë për bonus qeraje, një bonus minimal që nuk mbulon as gjysmën e qerasë së një garsoniereje në Tiranë.

Ata kërkojnë nga qeveria dhe bashkia dëmshpërblim ashtu siç kanë marrë banorët e dy segmenteve të para ku ka kaluar bulevardi i ri. Sipas tyre, qeveria po i trajton me dy standarde./ Hashtag.al

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *