Pak minuta më parë ka pasur të shtëna me armë në rrugën ‘Gjergj Araniti’, tek lagjia ‘Pavarësia’ në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mësohet se 1 person është plagosur brenda një makine nga breshëria e plumbave. Dy Autorët kanë qenë duke ecur me motor teksa kanë gjuajtur mbi makinën. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet. Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital.
Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.