Templates by BIGtheme NET

City nuk dorëzohet për titull, mposht Wolvesin

Në sfidën e fundit të javës së 22-të të Premier Leagues, Manchester City mposhti Wolvesin me rezultatin e pastër 3-0, duke ruajtur ritmin e Liverpoolit kryesues të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola zhbllokoi sfidën që në minutën e 10’ me anë të sulmuesit brazilian Gabriel Jesus, pas një asisti të marrë nga gjermani Leroy Sane.

Në minutën e 39’ ishte sërish braziliani, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe shënoi golin e dytë për “citizens”, ndërsa rezultati u vulos nga një autogol o Coady në minutën e 78’.

Me këtë 3-pikësh të marrë në “Etihad Stadium”, Manchester City shkon në kuotën e 53 pikëve, 4 më pak se Liverpooli kryesues dhe 5 më shumë se Tottenhami i vendit të tretë.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto