Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe i Filologjisë i është bashkuar sot protestës së studentëve.
Në një deklaratë publike që është publikuar në rrjetet sociale dhe mban firmën e Dekanit, Prof. Dr. Sabri Laçi, thuhet se dekanati mbështet kërkesat e ligjshme të studentëve.
Dekanati dënon dhunën policore ndaj studentëve dhe hyrjen e tyre në mjediset universitare si dhe kërkon rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Letra e Dekanatit
- Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme.
- Dënojmë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre
- Jemi kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve
- Kërkojmë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë
- Propozojmë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH
- Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh
- Sigurojmë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.” – thuhet në letrën e dekanatit.