Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vlorë, ku pas një breshëri plumbash mbi makinën tip Audi u plagos 1 person. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Gjergj Araniti’, tek lagjia ‘Pavarësia’ në këtë qytet.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se ai është Mikel Mehmeti, 41 vjeç dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes me armë zjarri nga dy persona që ishin duke ecur me motor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.